Ikën edhe ish-sulmuesi i njohur italian

- Bota Sot

Ikën edhe ish-sulmuesi i njohur italian

Skuadra e Shirokës ka pasur një ecuri pozitive në Grupin A të Kategorisë së Dytë, por klubi nuk po gjen qetësi në stol, pasi trajneri i radhës ka lënë detyrën.

Ish-sulmuesi i njohur italian Emiliano Bonacoli nuk është më drejtues i ekipit, pasi është larguar drejt Italisë. Drejtimin e ekipit e mori drejtori Ardit Mani, i cili u ul në pankinë në Librazhd ndaj Sopotit, në një ndeshje vendimtare për luftën e skuadrave për vendin e parë me Besëlidhjen.

Ky sezon ka qenë i vështirë për Shirokën sa i përket trajnerëve: deri tani janë larguar katër drejtues. I pari ishte vetë Ardit Mani, i prezantuar në gusht të vitit të kaluar.

Më pas detyrën e mori Matias Tatanjelo, i cili u largua në fund të dhjetorit për të kaluar tek Iliria. Në fillim të janarit u prezantua portugezi Andre Jasmins, i cili qëndroi vetëm dy javë, pasi mori një ofertë nga Omani.

Në vend të tij erdhi italiani Emiliano Bonacoli, por edhe ai nuk qëndroi gjatë, duke e lënë sërish stolin bosh. Situata e ndryshimeve të shpeshta në drejtimin teknik mbetet sfidë për klubin, ndërsa Shiroka do të synojë të ruajë ecurinë pozitive në ndeshjet e mbetura të sezonit.



Read it all at Bota Sot