Duel delikat për Barcelonën

- Bota Sot

Duel delikat për Barcelonën

Pas eliminimit të të dyja skuadrave nga Kupa e Mbretit në mesjavë, Atletiko Bilbao dhe Barcelona përballen në La Liga, me katalanasit që synojnë të ruajnë vendin e parë në renditje.

Barcelona ka fituar tashmë dy herë ndaj Bilbaos këtë sezon, 5-0 dhe 4-0, duke e çuar në pesë numrin e fitoreve radhazi në përballjet direkte, ku gjithashtu ka mbajtur katër herë portën e paprekur.

Nga ana tjetër, Atletiko Bilbao ka arritur vetëm dy fitore në 19 ndeshjet e fundit të La Ligës që ka luajtur në shtëpi kundër Barcelonës (7 barazime, 10 humbje).

Sa i përket mungesave, Niko Uilliams i Atletikos ka humbur katër ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi, ndërsa te Barcelona në listën e të dëmtuarve janë shtuar Alejandro Balde dhe Kunde, të cilët iu bashkuan mesfushorit Frenkie de Jong pas problemeve fizike të pësuara në mesjavë.



Read it all at Bota Sot