Ish-mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe, ka zgjedhur Lionel Messi si lojtarin më të madh të të gjitha kohërave në një video të fundit të shpërndarë nga influenceri JustRiadh.
Fituesi i Botërorit 2018, tani duke luajtur në Katar pas viteve të vështira me lëndime te PSG, foli hapur për përballjet dhe bashkëpunimet me Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Ardhja e Messit te PSG? E çmendur… e çmendur… isha duke u çmendur,” kujtoi Kimpembe.
“CR7 apo Messi? Të dy më pëlqejnë, por do të them Messi. Ai është thjesht i jashtëzakonshëm”, tha ai.
Ai vlerësoi punën e Ronaldos: “Më pëlqen Cristiano Ronaldo, shumë më pëlqen, sepse e dini që është punëtor i palodhur. Messi ka lindur me këtë talent. Ronaldo e ka lindur kështu, por e ka ndërtuar vetë në mënyrën e tij.”
Por Kimpembe ruajti lavdërimet më të mëdha për Messin.
“Messi është thjesht shumë i fortë, njeri. Ludoje rondot me të, cilësia teknike… përpiqesh ta presësh, por ai e ka parashikuar dhe të mashtron… ishte e tepërt”, shtoi ai.
Ai përshkroi edhe emocionin e të pasurit Messin si shok skuadre.
“Kur ai erdhi te PSG, ishe kaq i lumtur, mendonit: ‘Lojtari më i mirë në botë është në ekipin tim’”, e mbylli ai.