Barcelona ka marrë fitore minimale në Bilbao, por shumë të rëndësishme për të ruajtur distancën katër pikë ndaj Real Madridit.
Lideri i kampionatit spanjoll, Barcelona triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 27-të.
Futbollisti Lamine Yamal vendosi fatin e ndeshjes. Lamine Yamal ka shënuar në minutën e 68-të.
Barcelona kryeson me 67 pikë, duke lënë prapa Realin me 63.
Athletic Bilbao e zë vendin e nëntë me 35 pikë të grumbulluara..