Zgjedhja e liderit të Iranit/ Ushtria izraelite paralajmëron: Do të shënjestrohet çdo pasardhës i Khamenei-t

- Bota Sot

Zgjedhja e liderit të Iranit/ Ushtria izraelite paralajmëron: Do të shënjestrohet çdo pasardhës i Khamenei-t

Ushtria izraelite ka paralajmëruar se do të shënjestrojë çdo pasardhës të udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet amerikane-izraelite në ditën e parë të luftës. Në një postim "X" në persisht, IDF tha se do të ndjekë penalisht çdo person që kërkon të emërojë një pasardhës. 

“Regjimi terrorist i Iranit po përpiqet të rindërtojë veten dhe të zgjedhë një udhëheqës të ri. Asambleja e Ekspertëve të Iranit, e cila nuk është mbledhur për dekada, do të mblidhet së shpejti në qytetin e Qom. Duam tju themi se dora e Shtetit të Izraelit do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës dhe çdo person që kërkon të emërojë një pasardhës.

Ne i paralajmërojmë të gjithë ata që synojnë të marrin pjesë në takimin e përzgjedhjes së pasardhësit se nuk do të hezitojmë tju shënjestrojmë edhe ju. Ky është një paralajmërim”, thuhet në postimin e IDF-së.

Një ditë më parë u raportua se brenda 24 orëve pritet që Asambleja e ekspertëve të Iranit të emërojë një udhëheqës të ri të Iranit. Mojtaba Khamenei, djali i liderit të vrarë, është emri më i lakuar për këtë post.



Read it all at Bota Sot