Qazim Laçi po tregon formë të lartë në Turqi.
Mesfushori kuqezi, hapi llogaritë gjatë ditës së sotme për Çaykur Rizesporin teksa shënoi edhe golin e epërsisë nga penalltia, ndaj Antalyasporit.
Për të është goli i 4-të këtë sezon, teksa ka bërë dhe 6 asistime.
Rezultati aktual është 1-0.