Dita e derbit

- Bota Sot

Dita e derbit

Vëmendja kryesore e ditës në futbollin evropian është përqendruar te derbi i Serie A, ku Milan dhe Inter përballen në orën 20:45.

Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për fatin e titullit kampion, duke e mbyllur ose rihapur garën për Scudetto.

Dita e Serie A nis me një tjetër përballje të rëndësishme për mbijetesë, atë mes Leçes dhe Kremonezes në orën 12:30. Më pas, Roma zbret në fushë në orën 18:00 për të luajtur kundër Genoas.

Përveç kampionatit italian, sot zhvillohen ndeshje edhe në liga të tjera të mëdha evropiane si La Liga, Ligue 1 dhe Bundesliga.

Në Ligue 1, Lens do të presë Metzin në shtëpi, duke kërkuar të vazhdojë ndjekjen e liderit PSG. Kjo ditë premton emocione të forta për të gjithë tifozët e futbollit.



Read it all at Bota Sot