Skuadra e Lecces ka triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Cremoneses, në takimin e javës së 28-të të Serie A.
Futbollisti Ylber Ramadani u paraqit nga minuta e parë në petkun e Lecces duke triumfuar në përballjen me të rëndësishme, në derbin e skuadrave që luftojnë për ekzistencë në Serie A.
Për vendasit shënuan Pierotti (22) e Stulic (38) dhe për Cremonesen Bonazzoli (47).
Lecce renditet në vend të 16-të me 27 pikë e Cremonese në të 18-tin me 24 sosh.