Dukagjini importon pikë, Drenica thellohet në krizë

- Bota Sot

Dukagjini importon pikë, Drenica thellohet në krizë

Drenica e Skenderajt ka barazuar me rezultat 2:2 me Dukagjinin, duke u thelluar edhe më shumë në krizë të rezultateve.

Ndeshje me rivalitet e me kthesa në rezultat dhe një pikë e madhe për Dukagjinin e Klinës që vazhdon ëndrrën për katër vendet e para në elitën e futbollit të Kosovës.

Dy gola në pjesën e parë dhe dy në periudhën e dytë të lojës.

Mërgim Pefqeli në minutën e 30-të shënoi golin e epërsisë së Dukagjinit. 

Pefqeli ishte i saktë nga penalltia.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë për Dukagjinin, në minutën e 37-të Kreshnik Uka barazoi rezultatin.

Hekuran Berisha kaloi sërish në epërsi Dukagjinin  në minutën e 53-të.

Genc Hamiti në minutën e 75-të ka barazuar rezultatin.

Pas javës së 23-të, Dukagjini renditet në vend të pestë me 33 pikë e Drenica në fund me 22 sosh.



Read it all at Bota Sot