Pa Xherdan Shaqirin, ky është rezultat zhgënjyes

- Bota Sot

Pa Xherdan Shaqirin, ky është rezultat zhgënjyes

Kapiteni Xherdan Shaqiri ka munguar për shkak të lëndimit dhe mungesa e tij ishte e madhe në petkun e Baselit që ka pësuar humbje të thellë në konak të St. Gallenit me rezultat 3:0, në derbin e javës së 29-të të elitës së futbollit zviceran. 

St. Galleni e kreu punën për 45 minuta duke shënuar tre gola falë futbollistëve Okoroji (9, 15) dhe Boukhalfa (29).

Albian Ajeti e Dion Kacuri u futen në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 58-të, por pa sukses të Baseli.

St. Gallen ka përforcuar vendin e dytë me 54 pikë dhe Baseli mban vendin e katërt me 46 sosh.



Read it all at Bota Sot