Skuadra e Rubin Kazanit ka shënuar golin e epërsisë ndaj Krasnodarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Premier Leaguen e Rusisë.
Golin për 1:0 e shënoi futbollisti shqiptar, Nazmi Gripshi.
Gripshi shënoi gol të bukur në minutën e 24’të.
Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e klubit rus.