Bashkimi e kthen duarbosh Makedonija GJP

- Bota Sot

Bashkimi e kthen duarbosh Makedonija GJP

Bashkimi nga Kumanova ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Makedonija GJP me rezultat 2:0, duke mbyllur me sukses ciklin e dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga vendasit.

Që në minutën e 7-të, pas asistimit të futbollistit Avornio, Ribeiro kërcënoi me një goditje me kokë, por portieri Jankov ishte i vëmendshëm.

Mundësia më e mirë e pjesës së parë ishte në minutën e 32-të, kur Or gjuajti fort, por topi goditi shtyllën.

Para fundit të pjesës së parë, Armend Alimi dhe Or patën dy mundësi të tjera, por portieri Jankov mbajti rrjetën të paprekur. Vendasit vazhduan të ushtrojnë presion edhe në pjesën e dytë përmes Muratit dhe Alimit.

Gjithçka kulmoi në minutën e 70-të, fillimisht Jankov shpëtoi portën nga goditja e Alimit.

Momenti kyç erdhi në minutën e 73-të, kur Panovski u ndalua në mënyrë të palejueshme në zonë nga Estupinian, dhe gjyqtari tregoi pa hezitim nga pika e bardhëë. Avornio realizoi me qetësi për 1:0.

Pika e fundit dhe konfirmimi i pozitës së pestë në tabelë erdhi në minutën e 83-të, kur Resul Memeti shënoi pas një kundërsulmi të shkëlqyer dhe asistimit të Ribeiro, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2:0 dhe gëzim të madh për tifozët në kumanovar.

Pas javës së 22-të Bashkim i renditet në vend të pestë me 32 pikë e Makedonijë në të 9-tin me 23 sosh.



Read it all at Bota Sot