Shkëndija e Haraçinës vazhdon rrugën fuqishëm drejt kreut të tabelës në Ligën Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Pasi zëvendësoi trajnerin Lupço Markovski në stol, Shkëndija u tregua më e fuqishme dhe arriti fitore në udhëtim me rezultat 0:4 ndaj Golemo Konjarit.
Ndeshja ishte e javës së 19-të.
Golat u shënuan nga Fikret Livareka, Dario Desniq, Amir Nuhija e Mahir Ajrulli.
Ohri kryeson me 43 pikë duke lënë pas Shkëndijen me 42, Skopjen 41, Bregallnicën 40, Bellasicën 37 pikë etj.