Port Vale, një ekip i kategorisë së tretë angleze (League One) e ka befasuar Sunderlandin, duke e eliminuar nga FA Cup.
Pak kush e ka pritur këtë befasi të madhe, një fitore të Port Vales me rezultat 1:0 ndaj Sunderlandit.
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit në 7 minutat e fundit ndaj Port Vales, por pa sukses që të përmbysin rezultatin e rivalit.
Një humbje e rëndë nga Port Vale që gjendet në fundin e tabelës në kategorinë e tretë.
Futbollisti Wainer shënoi në minutën e 28-të, duke eliminuar Sunderlandin dhe u kualifikuan në çerekfinale.