Dinamo e Zagrebit bën hapin e madh drejt titullit të ri të Kroacisë.
Hajduku i Splitit nuk ishte në nivelin e kampionit në fuqi, Dinamo.
Skuadra e Dinamos ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Hajdukut në stadiumin ”Polud” në Split.
Ron Raçi, futbollist nga Kosova, u paraqit standard për Hajdukun, por pa forcë ndaj dinamovitëve.
Dinamo luajti pa Arbër Hoxhën që ka qëndruar në bankë.
Për Hajdukun shënoi Pukstas (28) dhe për dinamovitët Zajc (7), Vidoviq (11) e Bakrar (38).
Pas javës së 25-të Dinamo kryeson me 57 pikë, dhjetë më shumë se Hajduku që gjendet në vend të dytë.