Elbasani “zhyt” Tiranën e Shehit në fund

- Bota Sot

Elbasani “zhyt” Tiranën e Shehit në fund

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për ditën e sotme në “Abissnet Superiore”, të vlefshme për javën e 27-të. Në këto dy duele pati spektakël dhe luftë, teksa u shënua një total prej 2 golash.

Tirana humbi në shtëpi përballë Elbasanit, me shifrat 0-1.

Golin e vetëm në “Selman Stërmasi” e shënoi sulmuesi portugez, Ze Gomes, në minutën e 45-të. Kështu, “bardheblutë” zhyten, duke mbetur të parafundit me 21 pikë. Në krahun tjetër me 49 pikë, Elbasani “blindon” vendin e dytë.

Në ndeshjen tjetër që u luajt paralelisht, Bylis fitoi 1-0 përballë Vorës.

Golin e fitores për ballshiotët e shënoi Adepoju në minutën e 88-të, duke ngjitur ekipin në vendin e 7-të me 27 pikë. Ndërkohë që Vora zbret në “zonën e ftohtë”, me 26 pikë..



Read it all at Bota Sot