A do të largohet Perin nga Juventusi?

- Bota Sot

A do të largohet Perin nga Juventusi?

Xhani Balzarini, në kanalin e tij në “YouTube”, ka folur për të ardhmen e Matia Perin, i cili në fund të sezonit mund të largohet nga Juventusi.

Ekzistojnë shumë zëra të fortë në këtë drejtim, që flasin për faktin se Juventusi do të ndryshojë të dy portierët, pra do të zëvendësojë si Mikele Di Gregorio, ashtu edhe Perin, për dy arsye të ndryshme.

Perin për shkak se kërkon të luajë më rregullisht, dhe kjo është pak a shumë kërkesa tipike e portierëve të dytë, padyshim që ai nuk do të ishte i pari dhe as i fundit që bën një kërkesë të tillë.

Duhet të kujtojmë që Perin tashmë kishte pasur kontakt me Xhenoan në janar të kaluar, dhe pastaj klubi i kërkoi të qëndronte, ndoshta sepse kishin vënë re disa pasiguri te Di Gregorio.

Ata dëshironin të kishin në radhët e tyre një portier të besueshëm, siç është Perin. Kështu, në praktikë, Perin qëndroi, por është e mundur që në fund të sezonit të lirohet dhe të shkojë diku tjetër”, tha ai.



Read it all at Bota Sot