Një situatë e rrallë dhe e pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes mes Preussen Munster dhe Hertha Berlinit, ku dy persona të maskuar ndërhynë në sistemin e VAR-it në mes të takimit.
Sipas raportimeve, dy tifozë arritën të shkëpusin nga rryma televizorin që përdorej për sistemin VAR, duke ndërprerë përkohësisht funksionimin e tij gjatë ndeshjes,.
Ky veprim i papritur detyroi zyrtarët e ndeshjes të ndalonin përkohësisht përdorimin e VAR-it.
Pas incidentit, situata u menaxhua nga qendra e kontrollit të VAR-it në Cologne, e cila mori përsipër vendimmarrjen për rastet e mundshme të diskutueshme gjatë lojës.