Arsenal blen përfundimisht Hincapien nga Leverkuseni

- Bota Sot

Arsenal blen përfundimisht Hincapien nga Leverkuseni

Piero Hincapie do të jetë përfundimisht lojtar i Arsenal it.

Klubi londinez ka vendosur të aktivizojë klauzolën e blerjes për mbrojtësin ekuadorian, duke mbyllur marrëveshjen me Bayer Leverkusenin.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe Arsenali do të paguajë rreth 52 milionë euro për transferimin përfundimtar të lojtarit.

Në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë që i garanton Leverkusenit 10% nga shitja e ardhshme e mundshme e mbrojtësit.

Hincapie ka bindur drejtuesit e Arsenalit me paraqitjet e tij dhe vendimi për ta bërë transferimin permanent nuk ka qenë asnjëherë në dyshim.

Mbrojtësi 23-vjeçar konsiderohet një investim i rëndësishëm për të ardhmen e skuadrës londineze.



Read it all at Bota Sot