Fitorja në derbi nuk e impresionon për titullin kampion Allegrin

- Bota Sot

Fitorja në derbi nuk e impresionon për titullin kampion Allegrin

Trajneri i Milanit, Masimiliano Allegri, analizoi triumfin e arritur me shifrat 1 me 0 në derbin ndaj Interit, teksa në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”, ndër të tjera u shpreh:

“Interi ka 7 pikë avantazh dhe janë shumë.

Është ende skuadra më e fortë. Milani ka bërë mirë, djemtë kanë qenë shumë të mirë, mund të kishim qenë më të kthjellët në 30 metrat e fundit.

Kemi arritur kuotën 60 pikë, kemi mbajtur Juventusin në 10 pikë distancë, kemi Komon në -9 dhe Romën në -9.

Ishte e rëndësishme të merrnim rezultat. Kemi punuar gjashtë-shtatë muaj për të arritur në mars në kushtet më të mira. Kjo është gjëja më e rëndësishme, sepse tani në mars janë ndeshjet që kanë peshë dhe vendoset sezoni.

Kaluam disa muaj me 13 ose 14 lojtarë: kur je në ato momente, ke një strategji, ndërsa në momente të tjera ke një tjetër. Po luajmë mirë fizikisht dhe kjo fitore na rrit moralin.

U mbrojtëm në mënyrë të rregullt dhe patëm disa situata të favorshme. Megjithatë, Interi mbetet favoriti i qartë në kampionat”, deklaroi Allegri.



Read it all at Bota Sot