Tifozët vjedhin kabllin e VAR- it

- Bota Sot

Tifozët vjedhin kabllin e VAR- it

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Preußen Münster dhe Hertha BSC, ku sistemi VAR u sabotua direkt nga tifozët.

Ndërsa gjyqtari Felix Bickel u thirr për të rishikuar një penallti në favor të Berlinit, ai u gjend përpara një monitori të zi pasi një tifoz i maskuar kishte shkëputur kabllon e rrymës.

Ky veprim u shoqërua me një mesazh në tribunë ku flitet kundër VAR-it, duke bërë që vendimi të merrej në distancë nga asistentja Katrin Rafalski në Koln.

Pavarësisht fikjes të ekranit në fushë, drejtësia u vendos përmes komunikimit audio, ku Bickel sqaroi tifozët në stadium: "Kolegia ime konfirmoi se pati një goditje të qartë në kofshë, prandaj vendimi im final është goditje dënimi."

Fabian Reese shënoi nga pika e bardhë për Herthan, por gëzimi i berlinezëve zgjati pak sekonda, pasi Münster u përgjigj menjëherë duke barazuar rezultatin në 1:1, duke e lënë sabotimin e tifozëve si temën kryesore të diskutimit pas ndeshjes.



Read it all at Bota Sot