Kaos në Brazil, derbi Cruzeiro-Atletico u mbyll me 23 kartonë të kuq

- Bota Sot

Kaos në Brazil, derbi Cruzeiro-Atletico u mbyll me 23 kartonë të kuq

Finalja e “Campeonato Mineiro” mes Cruzeiro dhe Atlético Mineiro përfundoi me një rekord të çmendur: 23 kartonë të kuq dhe përleshje masive në fushë.

Pavarësisht se Cruzeiro arriti të fitonte 1-0, rezultati shkoi në plan të dytë pas arbitrit që shpërndau kartonët e kuq për pothuajse të gjithë lojtarët e të dy skuadrave.

Cruzeiro: 12 lojtarë u ndëshkuan me të kuq, përfshirë portierin Cassio, mbrojtësin Fabricio Bruno dhe sulmuesin Kaio Jorge.

Atletico-MG: 11 lojtarë u përjashtuan, mes tyre ylli Hulk dhe lojtarë me përvojë si Junior Alonso e Renan Lodi.

Skena që pasoi janë të pabesueshme dhe konsiderohen ndër më të dhunshmet në historinë e futbollit brazilian. Arbitri u detyrua të shpërndante kartonë të kuq për çdo lojtar të përfshirë, duke krijuar një situatë kaotike që po bën xhiron e botës.

Një njollë e zezë për futbollin brazilian në një nga derbit më të rëndësishëm të sezonit.



Read it all at Bota Sot