Gullit: Yamal është lojtar për të cilin ia vlen të blesh biletë vetëm për ta parë në stadium

- Bota Sot

Gullit: Yamal është lojtar për të cilin ia vlen të blesh biletë vetëm për ta parë në stadium

Legjenda e futbollit holandez, Ruud Gullit, ka folur fjalë të mëdha për talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal.

Gullit ka deklaruar se Yamal është një nga ata lojtarë të rrallë për të cilët tifozët janë të gatshëm të blejnë biletë vetëm për ta parë në stadium.

“Lamine Yamal është një lojtar për të cilin do të blija një biletë vetëm për ta parë në stadium” - ka thënë ish-fituesi i Ballon d’Or.

Yamal, pavarësisht moshës së re, po vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij te Barcelona dhe konsiderohet si një nga talentët më premtues të futbollit evropian. Performancat e tij me klubin katalanas dhe me Kombëtaren e Spanjës kanë tërhequr vëmendjen e shumë legjendave dhe analistëve të futbollit.

Ndeshjen e ardhshme Barcelona e luan kundër Newcastle, nesër më 10 mars 2026, me fillim nga ora 09:00, në stadiumin St James’ Park.



Read it all at Bota Sot