Florian Wirtz ka zbuluar se sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka luajtur një rol kyç në ndihmën e tij për t’u përshtatur me ambientin e ri në “Anfield”.
Mesfushori gjerman iu bashkua klubit anglez verën e kaluar për një transferim rekord prej 125 milionë eurosh nga Bayer Leverkusen.
Fillimisht, Wirtz u përball me presion të madh dhe kritikë për mungesë kontributesh në gol gjatë muajve të parë në Premier League.
Wirtz ka treguar se Salah, i cili vetë kishte kaluar nga një transferim i madh në Liverpool si i ri, e mbështeti vazhdimisht duke biseduar me të dhe duke e ndihmuar të ndihej më rehat në skuadër.
22-vjeçari ka gjetur më pas ritmin e tij dhe këtë sezon është bërë një figurë e rëndësishme për Liverpoolin, me gjashtë gola dhe tetë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat.