Ish-mesfushori i njohur, Joey Barton është arrestuar këtë mëngjes me dyshimin për rrahje, pas një sherri që ndodhi në një klub golfi.
Sipas informacionit të siguruar nga “Daily Mail Sport”, Barton, i cili ka luajtur më parë për Manchester City dhe Newcastle Unitedi, është një nga dy burrat e ndaluar pas incidentit pranë Klubit të Golfit Huyton dhe Prescot në Merseyside.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje të dielën në mbrëmje pas raportimeve për një sulm.
Një person u dërgua në spital për vlerësimin e lëndimeve në fytyrë dhe brinjë, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e saktë të ngjarjes.