Mohamed Salah mund të shkruajë një rekord të ri në historinë e klubit nga ‘Anfield’.
Egjiptiani është shumë pranë thyerjes së një rekordi të rëndësishëm në karrierën e tij me‘The Reds’.
Salah pritet të regjistrojë paraqitjen e tij të 81-të në garat evropiane me fanellën e Liverpoolit në përballjen kundër Galatasaray në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales, sfidë që luhet në Stamboll.
Me këtë paraqitje ai do të kalojë ish-mbrojtësin legjendar të klubit, Jamie Carragher, i cili numëron 80 ndeshje në këtë garë, pa përfshirë fazat kualifikuese.
Megjithatë, Salah ende ka rrugë për të bërë për të arritur rekordin e përgjithshëm të paraqitjeve evropiane me Liverpoolin. Aktualisht ai renditet i katërti në listën e klubit me 92 ndeshje në garat evropiane.
Para tij në këtë renditje janë ish-mbrojtësi finlandez Sami Hyypia dhe legjenda e klubit Steven Gerrard, ndërsa rekordin absolut të paraqitjeve në Evropë për Liverpoolin e mban sërish Jamie Carragher me 150 ndeshje në të gjitha garat evropiane.
Salah ka qenë një nga figurat kryesore të suksesit të Liverpoolit në Evropë gjatë viteve të fundit dhe pritet të vazhdojë të shkruajë histori me klubin anglez edhe në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.