Sneijder i befason të gjithë duke iu rikthyer futbollit, i luajti 20 minuta

- Bota Sot

Sneijder i befason të gjithë duke iu rikthyer futbollit, i luajti 20 minuta

Ish-mesfushori i Interit, Real Madridit dhe Ajaxit, Wesley Sneijder, është rikthyer sërish në fushën e futbollit në moshën 41-vjeçare.

Holandezi e bëri debutimin e tij me skuadrën amatore OSM ’75 Maarssen, që garon në divizionin e nëntë të futbollit holandez, duke hyrë në lojë rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Vendimi për t’u rikthyer në fushë nuk ishte rastësi, shkruajnë mediat holandeze.

Sneijder e zgjodhi këtë klub sepse është një skuadër e lidhur me familjen e tij: vëllai i tij Rodney është lojtar i ekipit, ndërsa vëllai tjetër Jeffrey është pjesë e stafit teknik.

Ish-ylli i kombëtares së Holandës shpjegoi se dëshira për të luajtur futboll nuk është zhdukur kurrë:

“Futbolli mbetet loja më e bukur. Nëse ende mund të luajmë, pse të mos e bëjmë?”

Sneijder e kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në vitin 2019, por rikthimi i tij në një nivel amator i ka befasuar shumë tifozë dhe ka ngjallur nostalgji te adhuruesit e futbollit.



Read it all at Bota Sot