Simeone: Kujdes

- Bota Sot

Simeone: Kujdes

I entuziazmuar nga arritja në finalen e Kupës së Mbretit, pas eleminimit të Barcelonës dhe fitores së vështirë në kampionat ndaj Real Sociedad, Diego Simeone ka folur për sfidën e sotme në Champions kundër Totenhamit.

Në fillim argjentinasi komentoi situatën aktuale të skuadrës.

“Ne nuk ndalemi të mendojmë. Ne mund të punojmë vetëm për t’i mbajtur të gjithë mirë.

Të jesh mirë është përgjegjësi e të gjithëve. Unë nuk shikoj ndonjë me sy tjetër.

Kur hyn në lojë, askush nuk e shikon tavolinën. Lojtarët duan të fitojnë. Kjo ndodh në të gjitha ekipet”.

Më pas trajneri i Atletikos ka flur me tonë te qeta, me një siguri absolute në vlerat e skuadrës së tij, por duke mos lënë pas dore edhe kundërshtarin, i cili meriton vlera të veçanta. Unë e njoh trajnerin e Totenhamit. Ai ka qenë gjithmonë ofensiv në ekipet e tij. Do të shohim të martën, ju imagjinoni situata dhe mund të ndryshojë në fushë. Mund të na quajnë edhe favoridë, por është në varësi të mënyrës se si e shikoni. Totenham përfundoi i katërti në Ligën e Kampionëve në fazën e ndeshjeve në grupe”.

Nuk ka dashur të flasë më shumë, por sërish e kanë ngacnuar. Do të luajmë me një skdër që lufton për mbijetesë? Jam i sigurt që ata kanë një ritëm superior, nuk mund ta interpretoj.

Ka njerëz që thonë që gjyqtarët nuk ndalen aq shumë gjatë ndeshjeve, por mund të shihni që ka një ritëm më të lartë se Italia, Spanja, Franca. Ata janë të aftë t’i rezistojë ballë për ballë më të mirëve. Ndeshjet fitohen me intensitet, por edhe me cilësi teknike dhe skuadra angleze i ka këto aftësi.

Kuptoni se futbolli është një lojë dhe kur keni një skuadër si Totenham duhet të keni respekt”. Në fund një batutë për Gallaher që deri dy muaj përpara luante për skuadrën madrilène. “Kemi kujtime të shkëlqyera nga koha e tij te Atletiko, ai është sjellë me ne në mënyrë perfekte dhe ne e respketojmë atë”.



Read it all at Bota Sot