Ish-drejtoi sportiv i Rizesporit ka sjellë në kujtesë transferimin e Vedat Muriqit. Jëllmaz Bali është shprehur se dikur qeshnin me të për çmimin e kartonit të sulmuesit nga Kosova, i cili tashmë po shfaq një nivel mjaft të lartë në La Liga.
Ai gjithashtu ka zbuluar edhe fjalët që i tha presidentit të Fenerbahces për Vedat Muriqin.
“Transferimi i Vedat Muriqit te Fenerbahce ishte shumë i vështirë. Gallatasaray ishte gjithashtu në garë.
Brenda një viti, kisha deklaruar vlerën e tij në 10 milionë euro.
Atëherë, ata qeshën me mua. U kritikova nëse mund të llogarisja se sa vlenin 10 milionë euro. I thashë zotit Ali Koçit:
‘Nëse merrni Vedatin, ai do t’ju shënojnë 25 gola’.
Ai pati një dëmtim atë vit, shënoi 17 gola, dha gjithashtu 5-6 asiste. Një vit më vonë u transferua te Lacioja”, ka thënë Jëllmaz Bali.