Lojtari i Bodos: Ne e vërejmë se njerëzit mendojnë se jemi favoritë ndaj Sportingut

- Bota Sot

Lojtari i Bodos: Ne e vërejmë se njerëzit mendojnë se jemi favoritë ndaj Sportingut

Mbrojtësi qendror i Bodø/Glimt, Odin Bjortuft, ka paralajmëruar se nuk duhet nënvlerësuar aspak Sporting CP përpara përballjes në 1/8 e finales së Champions League.

Skuadra norvegjeze ka bërë bujë këtë sezon në Evropë, duke mposhtur ekipe të mëdha si Manchester City, Atlético Madrid dhe Interin, duke u kthyer në një nga befasitw më të mëdha të garës.

Megjithatë, Bjortuft theksoi se shumë njerëz në Norvegji po e konsiderojnë gabimisht Bodø/Glimt si favorit për t’u kualifikuar ndaj Sportingut.

“Ne e vërejmë se njerëzit mendojnë se jemi favoritë, por ne nuk e ndiejmë veten kështu. Njerëzit nuk po i vlerësojnë siç duhet cilësitë e Sportingut, që është një kundërshtar shumë i fortë,” deklaroi futbollisti 27-vjeçar.

Ai shtoi se ekipi i tij dëshiron të vazhdojë me formën e mirë që ka treguar këtë sezon:

Shpresojmë që rezultati të jetë i mirë. Jemi në formë të mirë dhe duam të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit.”

Bjortuft vlerësoi veçanërisht lojën sulmuese të Sportingut.

“Ata janë një skuadër sulmuese që bën presion.

Kanë lojtarë agresivë në sulm dhe shumë të mirë me topin. Ata kërkojnë hapësirat pas mbrojtjes dhe kjo është një sfidë për ne”.

Ai përmendi edhe faktin që Sporting udhëtoi një ditë më herët se zakonisht për këtë ndeshje në Norvegji.

“Kjo tregon se ata na marrin seriozisht. Edhe ne duam të jemi maksimalisht të përgatitur dhe e dimë se nuk është e lehtë të vish të luash këtu”.

Ndeshja e parë zhvillohet në Norvegji, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në stadiumin në Lisbonë.



Read it all at Bota Sot