Infantino zbulon shifrën rekorde të këkesave për biletat e Botërorit 2026

- Bota Sot

Infantino zbulon shifrën rekorde të këkesave për biletat e Botërorit 2026

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino, ka deklaruar se interesimi për FIFA World Cup 2026 është i jashtëzakonshëm, me më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta vetëm në katër javë.

Sipas Infantinos, kjo shifër është historike dhe nuk është parë kurrë më parë në asnjë kompeticion sportiv. Ai theksoi se për turneun do të ketë rreth shtatë milionë bileta në dispozicion, çka tregon për një kërkesë shumë më të madhe se oferta.

“Kupa e Botës do të jetë fantastike dhe fenomenale. Ka një entuziazëm të paparë në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada” - deklaroi Infantino.

Ai shtoi se të gjithë stadiumet pritet të jenë të mbushura, duke e përshkruar turneun si një festë të madhe të futbollit.

Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet në tre vende, Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ku do të jetë edicioni i parë me 48 kombëtare, që do të luajnë 104 ndeshje në 16 qytete.

Turneu pritet të nisë më 11 qershor 2026, ndërsa finalja do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “MetLife”, në New Jersey.



Read it all at Bota Sot