Skuadra e Arsimit nga Çegrani zhgënjeu në stadiumi “Tudor Proeski” në Shkup, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Rabotniçki, në takimin e fundit të javës së 22-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Edhe një humbje që e rrezikon shumë Arsimin që të mbetet në zonën e play-aut-it për të siguruar ekzistencën.
Ndeshje e dobët në përgjithësi, me pak shikues në stadium dhe një gol në pjesën e dytë përcaktoi fituesin.
Në minutën e 66-të futbollisti Manojllov nga afërsia tundi portën e udhëtuesve, për faktin se mbrojtja nuk ishte në nivelin e detyrës.
Arsimi sulmonte më të gjitha forcat por pa sukses që të barazojnë rezultatin.
Rabotniçki renditet në vend të 11-të me 16 pikë e Arsimi në të 8-ti em 25 sosh.