Sulmuesi slloven Benjamin Sesko është zgjedhur ‘Lojtari i Muajit’ për tifozët në Premier League nga PFA për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera me Manchester United gjatë muajit shkurt.
Sulmuesi slloven ka dhuruar momente vendimtare për ekipin, duke shënuar gola të rëndësishëm në fund të ndeshjeve që i siguruan pikë të çmuara ‘Djajve të Kuq’ në Premier League.
Ai filloi muajin me një gol të vonë vendimtar kundër Fulham FC, duke i dhënë Manchester United një fitore dramatike 3-2 në shtëpi.
Më pas, Sesko kontribuoi përsëri jashtë fushe ndaj Ëest Ham United, duke shënuar golin e barazimit në minutat e fundit për të siguruar 1-1.
Sulmuesi slloven nuk ndaloi me kaq – ai vendosi edhe ndeshjen kundër Everton FC, duke përfunduar një kundërsulm të shpejtë dhe duke siguruar fitore të ngushtë 1-0 për ‘Djajtë e Kuq’.
Megjithëse me minuta të kufizuara, Sesko la gjurmë të mëdha: 3 gola në vetëm 88 minuta lojë në Premier League gjatë shkurtit, mesatarisht një gol çdo 29 minuta, duke treguar efektivitet dhe ndikim të jashtëzakonshëm për ekipin.
Ky çmim i PFA-së vjen falë paraqitjeve të tij vendimtare dhe një sinjal për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që sulmuesi slloven po luan te Manchester United.