Suspendohet nga puna zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet se pla*gosi një person

- Gazeta e Prizrenit

Suspendohet nga puna zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet se pla*gosi një person

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar nga puna zyrtarin korrektues Ç.Sh, i cili dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt dhe ka plagosur një person.

I dyshuari kishte punuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe SHKK-ja thotë se, veprimet i ndërmorën pas pranimit të informatave nga policia për rastin.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës se një zyrtar korrektues, me inicialet Ç.SH, i punësuar në Qendrën Korrektuese Dubravë, dyshohet të jetë përfshirë në një konflikt ku dyshohet se ka plagosur një person, institucioni ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme. Në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi, zyrtari në fjalë është suspenduar nga detyra deri në përfundim të procedurave përkatëse”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar për respektimin e ligjit dhe standardeve profesionale dhe do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për zbardhjen e plotë të rastit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit