Armir Isa sërish ftohet te Maqedonia U-20!

- Bota Sot

Armir Isa sërish ftohet te Maqedonia U-20!

Armir Isa sërish ftohet te përfaqësuesja U20 e Maqedonisë!

Armir Isa është ftuar sërish nga ana e trajnerit Aleksandar Tanevski, për të përfaqësuar Maqedoninë U20 në ndeshjen miqësore kundër Lihtenshtejnit.

Isa, ndryshe, djali i ish futbollistit të mirënjohur tetovar Harun Isa, debutimin e tij me fanellën e përfaqësues shpresa të vendit e kishte bërë pikërisht ndaj Lihtenshtejnit.

Isa, aktualisht është pjesë e Skopje, te e cila skuadër luan në formë huazimi nga radhët e Shkëndijës së Tetovës.

Talenti tetovar po bënë mirë te kjo skuadër, teksa ka regjistruar 6 gola dhe 6 asistime, duke qenë ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të skuadrës nga Autokomanda e Shkupit, që aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të dhe një ndër pretendentët për tu inkuadruar në Ligën e Parë..



Read it all at Bota Sot