Liverpool përballet sonte me Galatasaray-n (18:45) në ndeshjen e parë të 1/16-ve të Champions League në Stamboll, me disa lajme të rëndësishme për formacionin.
Portieri i parë i skuadrës, Alisson, mungon për shkak të një shqetësimi të lehtë fizik që ndjeu pas stërvitjes së hapur të hënën, dhe do të zëvendësohet nga Giorgi Mamardashvili, i cili po ashtu ka pasur një dëmtim të tendinë në ndeshjen e fundit në ‘RAMS Park’, ku Liverpool humbi 1-0.
Trajneri Arne Slot tha se dëmtimi i Alisson nuk pritet të jetë serioz dhe ekziston një shans që braziliani të rikthehet për ndeshjen e së dielës në Premier League ndaj Tottenham-it.
Një lajm pozitiv është rikthimi i Florian Wirtz në formacionin titullar.
Mesfushori kishte munguar tri ndeshje për shkak të një dëmtimi në shpinë, i cili u shkaktua gjatë nxehjes para fitores 1-0 ndaj Nottingham Forest muajin e kaluar. Ai ishte futur si zëvendësues në FA Cup në ndeshjen ndaj Wolves.