Sancho, hera e tretë te Borussia Dortmund?

- Bota Sot

Sancho, hera e tretë te Borussia Dortmund?

Pas dy sezoneve spektakolare te Borussia Dortmund, ku Jadon Sancho fitoi Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën, duke shënuar 20 gola dhe dhuruar po aq asiste në sezonin e parë dhe 16 gola me 20 asistime në sezonin pasues, kohët e lavdisë duket se janë larg.

Transferimi i tij te Manchester United, që do të duhej të shënonte kulmin e karrierës së tij në Premier League dhe në Angli, u shndërrua në një rënie të thellë deri në humbje totale.

Sancho u përpoq të rikthente formën e tij te Borussia Dortmund gjatë një huazimi gjashtëmujor në 2024, por më pas u rikthye tek United dhe përsëri humbi ritmin mes Chelsea-t dhe Aston Villa-s këtë vit.

Sipas Sky Sports DE, Borussia Dortmund po shqyrton mundësinë e një rikthimi të tretë të Sancho-s për verën e ardhshme. Bisedimet e brendshme në nivelet e larta të klubit janë tashmë në zhvillim, pasi sulmuesi anglez, i lindur në vitin 2000, do të lirohet nga kontrata me ‘Red Devils’ dhe huazimi i tij me Aston Villan skadon në fund të sezonit.

Sancho thuhet se është i gatshëm të firmosë me Dortmundin, duke pranuar një pagë më të ulët se sa merr aktualisht tek United. Megjithatë, në drejtuesinë e klubit nuk ka konsensus të plotë për këtë lëvizje; disa drejtues kanë dyshime nëse një rikthim i tjetër i lojtarit te Borussia Dortmund është vendimi i duhur në këtë moment.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Sancho-s lidhet me një “akt të tretë” në Bundesligë dhe në të njëjtin klub, duke lënë të hapur mundësinë për një kapitull të ri të karrierës së tij në Gjermani.



Read it all at Bota Sot