Gjiganti turk Galatasaray po tregon se është kockë e fortë para shikuesve të vet në Stamboll.
Galatasaray ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Champions League.
Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Rams Park”, ku ishte edhe motiv shtesë për futbollistët e gjigantit turk që të shënojnë fitoren në sfidën e parë ndaj Liverpoolit.
Minutat e parë ishin të kobshme për udhëtuesit, ku Mario Lemina realizoi për 1:0 falë asistimit të futbollistit Osimhen.
Megjithatë gjigantin turk e pret sfidë e madhe në konak të Liverpoolit në ndeshjen e kthimit.