Sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar gjen sërish rrugën e rrjetës

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Jetmir Topalli, duket se është abonuar me golin, në Ligën e Parë turke, teksa tundi sërish rrjetën në duelin dramatik ndaj Pendikspor, ku skuadra e tij Serik Spor, u mposht me rezultatin 3 me 4.

Miqtë shënuan 3 gola në pjesën e parë, duke bërë që 45 minutat të mbylleshin me shifrat 0:3, ndërkohë që ishte Topalli, ai që në të 74-tën, ngushtoi shifrat në 1 me 3, për ti hapur rrugën një barazimi të përkohshëm, pas realizimeve të Montes dhe Cejlan.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim 3 me 3, ishte Roxherio Turam, ai i cili në minutën e 93-të, i dhuroi fitoren Pendiksporit.

Për Topallin ky ishte goli i tretë në 7 aktivizime me fanellën e Serik Spor, pas huazimit në janar nga skuadra e Bandirmaspor.



Read it all at Bota Sot