Skuadra norvegjeze Bodo/Glimt po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në Champion League, por suksesi i tyre në Europë ka krijuar probleme në kampionatin vendas.
Ndeshjet e para të ligës ndaj Sarpsborg 08 dhe HamKam janë shtyrë për t’iu dhënë mundësi klubit të përgatitet për përballjen me Sporting Lisbonën në 1/16 të finales së Champions League.
Vendimet për shtyrje kanë shkaktuar pakënaqësi tek klubet dhe tifozët vendas.
Kapiteni i Viking, Zlatko Tripic, ka thënë se nuk duhet t’i jepet prioritet vetëm një ekipi dhe se kalendari i ligës duhet të jetë më i qartë. Tifozët, përmes Ole Kristian Sandvik, kanë kërkuar që klubet europiane të përballojnë dy ndeshje në javë në vend që të shtyhen ndeshjet e ligës. “Kur ndeshja është caktuar për të shtunën në orën 15:00, tifozët duhet të jenë të sigurt se do të luhet atëherë”, ka thënë Sandvik.