Allegri pritet të marrë një vendim në ditët në vijim

- Bota Sot

Allegri pritet të marrë një vendim në ditët në vijim

Sulmuesi i Milanit, Santiago Gimenez është rikthyer në stërvitje, pas një mungese gati gjashtëmujore.

Sulmuesi meksikan, i cili ishte operuar në kavilje pas ndeshjes së fundit të luajtur më 28 tetor kundër Atalantës, është pritur nga bashkëlojtarët e tij gjatë seancës së sotme stërvitore.

Trajneri Allegri pritet të marrë një vendim në ditët në vijim nëse do ta përfshijë atë në listën e skuadrës për ndeshjen e së dielës kundër Lacios.

Gjatë këtij sezoni, përpara dëmtimit, Gimenez kishte luajtur nëntë ndeshje dhe kishte dhënë një asist në fitoren ndaj Fiorentinës.



Read it all at Bota Sot