Dënime me gjobë dhe pezullime pas derbit Milan-Inter

- Bota Sot

Dënime me gjobë dhe pezullime pas derbit Milan-Inter

Derbi i Milanos ka sjellë dënime me gjoba dhe pezullime për të dyja klubet.

Milani është dënuar me një gjobë prej 30 mijë eurosh. 22 mijë euro është dënimi për vonesën prej dy minutash në rikthimin në fushë për pjesën e dytë.

Pjesa tjetër prej 8,000 eurosh lidhet me fyerjet ndaj lojtarëve kundërshtarë dhe përdorimin e një rrezeje lazer ndaj një lojtari kundërshtar në minutën e 47-të.

Nga ana tjetër, Interi është gjobitur me 10,000 euro për shkak të sjelljes së zëvendësdrejtorit sportiv, Dario Baccin. Ai është kritikuar për qëndrim mosrespektues dhe arrogant ndaj vendimeve të arbitrit pas përfundimit të ndeshjes.

Për sa i përket lojtarëve, është konfirmuar pezullimi i Adrien Rabiot, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të humbasë ndeshjen e ardhshme ndaj Lazios.



Read it all at Bota Sot