Një vjedhje e rëndë është regjistruar më 10 mars 2026 në fshatin Pustenik të Hanit të Elezit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë marrë armë gjuetie dhe stoli ari.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur gjatë kohës së iftarit, në një shtëpi që ndodhet afër Xhamisë së Meliqve, raporton Sinjali.
Sipas ankuesit F.B., rreth 47-vjeçar, nga shtëpia i janë vjedhur dy armë gjuetie që posedoheshin me leje, konkretisht:
një armë gjuetie dytytshe, prodhim rus, kalibër 12 mm,
një armë gjuetie njëtytshe automatike, prodhim amerikan, kalibër 12 mm.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore dhe njësia e hetimeve, të cilat kanë nisur ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave për identifikimin e autorëve.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet janë në zhvillim.
Vjedhje gjatë iftarit kanë ndodhur edhe në Prizren.