Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka deklaruar se skuadra e tij nuk duhet të ndihet inferiore ndaj Manchester City para përballjes mes dy ekipeve në Ligën e Kampionëve.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së fazës së 1/8-ës, Arbeloa theksoi se madrilenët duhet të hyjnë në fushë me besim të plotë, pavarësisht forcës së kundërshtarit dhe mungesave në skuadër.
“Ne jemi Real Madrid dhe kurrë nuk ndihemi më të dobët se askush. Nuk duhet të ndihemi inferiorë ndaj asnjë kundërshtari” - u shpreh Arbeloa.
Trajneri Arbeloa pranoi se përballja do të jetë shumë e vështirë ndaj skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, por shtoi se madrilenët do të hyjnë në fushë me synimin për të fituar.
Megjithatë pavarësisht problemeve me dëmtimet dhe formës jo shumë të qëndrueshme, Arbeloa beson se historia dhe mentaliteti fitues i Real Madridit e bëjnë ekipin kandidat serioz në Ligën e Kampionëve.
Përballjet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt janë bërë një nga rivalitetet më të forta në Evropë, me dy skuadrat që janë përballur shpesh në fazat vendimtare të Ligës së Kampionëve.