Valverde: Nëse japim gjithçka, e kalojmë turin

- Bota Sot

Valverde: Nëse japim gjithçka, e kalojmë turin

Federiko Valverde foli përpara ndeshjes së parë të raundit të 1/8 të Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit.

Kapiteni nuk hezitoi të jepte mendimin e tij për polemikat e fundit rreth udhëtimeve jashtë vendit të Belingam dhe Mbape për trajtimin e lëndimeve të tyre përkatëse, duke e bërë të qartë se nuk do të shkonte askund.

“Unë u besoj atyre që janë këtu, dhe ky është krahu im i djathtë.

Po e vë të gjithë trupin tim në duart e fizioterapistit dhe jam shumë i qetë”.

Në Bernabeu kundër Sitit –“Një ndeshje e jashtëzakonshme. Çdo lojtar i Real Madridit dhe çdo fëmijë që dëshiron të luajë futboll do të donte të luante në ndeshje si kjo. Jemi me humor të mirë pas fitores në Laliga. E dimë se është shumë e rëndësishme që tifozët të jenë në anën tonë. Duhet të japim gjithçka nga vetja dhe kështu do ta kalojmë këtë.”

Çështja Mbape “Kilian është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, por tani për tani po përgatitemi për ndeshjen dhe jemi të përqendruar te ndeshja. Ata prej nesh që luajnë do të japin gjithçka. Është e rëndësishme që të japim 100% si në mbrojtje ashtu edhe në sulm për të marrë një rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit.”

Nëse dëmtohesh do shkosh në Uruguaj- “Do të flas për veten time. Kam gjithçka këtu, dhe, Madridi është klubi më i mirë në botë. Për mua, njerëzit më të mirë janë këtu. Jam gjithmonë i gatshëm të përmirësohem këtu. Gjithashtu u besoj njerëzve këtu; kam një person që është krahu im i djathtë në klub.

Ai është një fizioterapist të cilit ia besoj trupin tim, dhe ia lë të gjitha opsionet atij, kështu që jam shumë i qetë. Mendja ime ka qenë te Mançester Siti që nga dita që përfundoi ndeshja me Seltën. Jemi të përqendruar të japim më të mirën tonë.

Duhet ta luajmë ndeshjen me dëshirën më të madhe në mënyrë që të jetë një natë e mrekullueshme” ka përfunduar Valverde.



Read it all at Bota Sot