Manuel Nojer do të mungoj edhe një herë për Bajernin për shkak të një dëmtimi muskulor.
Drejtori sportiv Maks Eberl flet për pasojat e dëmtimit dhe për shanset në Kupën e Botës të zëvendësuesit të tij, Jonas Urbig. “Nuk mund të gjykoj çfarë ndikimi do të ketë kjo tek ai,” tha Eberl.
“Për ne situata mbetet e pandryshuar,” siguroi ai. Eberl shpjegoi se portieri “nuk do të mungoj për shumë gjatë”: “Nuk dua të jap një afat të saktë që të mos i vendos presion. Ai duhet të rikuperohet siç duhet.”
Portieri rezervë Jonas Urbig do të jetë sërish titullar në portë për ndeshjen e parë të raundit të 16- shes në Ligën e Kampionëve kundër Atalantës. Kontrata e Nojerit skadon në verë dhe e ardhmja e ish-portierit të kombëtares përtej kësaj periudhe mbetet e paqartë. “Ne e dimë sa vjeç është Manu.
Gjithmonë kemi thënë që ai fillimisht duhet të mbush 40 vjeç në fund të marsit. Pastaj do të ulemi dhe do të flasim me qetësi,” tha Eberl. “Pastaj ai duhet të na tregoj si ndihet, si është gjendja e tij shpirtërore. Dhe ne duhet të vendosim vetë si të vazhdojmë. Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm deri tani, është një portier i nivelit të lartë,” tha Eberl, duke shtuar: “Por ky dëmtim (aktual) nuk ndryshon asgjë për ne.” Vendimi përfundimtar do të merret “së bashku me Manu”.
Portieri rezervë Urbig tani mund të tregoj veten në skenën e madhe si një kandidat i mundshëm për numrin një te Bajerni. “Jonas është zhvilluar shumë mirë sipas mendimit tim,” tha Eberl. Ai nuk ka “asnjë shqetësim” që Urbig të jetë në portë kundër Atalantës. Urbig kishte zëvendësuar Nojerin edhe në ndeshjen e madhe kundër Borusia Dortmund.
Në total, ai ka bërë 11 paraqitje zyrtare këtë sezon. Eberl nuk pranoi të fliste shumë për një nominim të mundshëm në Kupën e Botës. “Jonas duhet të luaj rolin e tij nesër,” tha ai.
“Çfarë mund të them? Unë nuk jam drejtori sportiv i kombëtares, por drejtori sportiv i Bajernit.
Jam shumë i lumtur që Jonas është me ne.” Megjithatë, për Urbig vlen e njëjta gjë: “Nëse ai performon mirë, besoj se çdo lojtar është kandidat.”