Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është në formën jetësore veçmas para ndeshjes së madhe të kombëtares me Sllovakinë në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për një biletë në Kampionatin Botëror.
Mediumi i njohur spanjoll “Marca” me fjalë të mëdha për futbollistin dardan.
“Performanca e Vedat Muriqit te Mallorca gjatë këtij sezonit është mahnitëse dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta përshkruar.
Me ekipin e tij në zonën e rënies nga kategoria, Muriqi ka shënuar 18 gola gjatë këtij sezoni në La Liga dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionat, vetëm pas Mbappes.
Edhe më mbresëlënëse është statistika e parë nga një perspektivë evropiane;
Pirati hyn në 5 golashënuesit më të mirë në 5 ligat më të mira, konkretisht në vendin e 4-t, i barabartë me gola dhe asistime (18-1) me Igor Thiagon e Brentfordit, megjithëse braziliani ka luajtur 3 ndeshje të tjera. Emrat para Muriqit në renditjen kryesore janë si: Kane, Mbappe dhe Haaland.
Në nivel klubesh, Pirati është vetëm dy gola larg barazimit të rekordit te Samuel Etoo ssi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas në La Liga.
Muriqi ka 52 gola krahasuar me 54 të kamerunasit, një rekord shumë afër për një lojtar që tashmë e ka tejkaluar rekordin e tij personal të golave në një sezon të vetëm. 27 golat me të cilët Dani Güiza fitoi Trofeun Pichichi për Mallorcan në sezonin 2007-2008 duken një kujtim i largët, por kur bëhet fjalë për Muriqin, asgjë nuk mund të përjashtohet.
Kjo është arsyeja pse Demichelis tha të shtunën se ata duhet të vazhdojnë të përfitojnë nga "tanku" sepse nëse ka dikush që mban Mallorcan, ai nuk është askush tjetër përveç Vedat Muriqit”, shkruan media spanjolle.