Ylli i padiskutueshëm i ndeshjes midis Atletiko Madrid dhe Totenhem ishte Julian Alvarez, i frymëzoi spanjollët me një performancë të shkëlqyer.
Sulmuesi argjentinas shënoi dy gola, dha asistin për golin e parë dhe konfirmoi se po shijon një nga momentet e tij më të mira të sezonit. Ishte një performancë vendimtare që kontribuoi në fitoren 5-2 dhe e afroi ekipin spanjoll dukshëm më pranë çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.
Megjithatë, pas ndeshjes, vëmendja u zhvendos edhe tek e ardhmja e tij. Emri i Julianit është lidhur vazhdimisht me Barcelonën në muajt e fundit, por lojtari preferoi të mos nxiste spekulime të mëtejshme.
“Nuk kam asgjë për të thënë. Ka shumë diskutime për këtë, madje edhe në rrjetet sociale, të gjithë thonë fjalën e tyre dhe gjithçka shpërthen. Unë kurrë nuk thashë asgjë”, shpjegoi argjentinasi për gazetarët. “Jam i lumtur këtu, jam shumë i lumtur dhe po garoj në të gjitha garat.”
Ish-lojtari i Mançcester Sitit përsëriti të njëjtën ndjenjë kur u pyet drejtpërdrejt për qëndrimin e tij te Atletiko: “Nuk e di. Ndoshta, ndoshta jo… nuk i dihet kurrë. Është një pyetje që më bëhet shpesh, por jam i lumtur këtu. Jam i përqendruar në punën time të përditshme, dua të përmirësohem dhe të jap gjithçka për ekipin.”
Argjentinasi më pas theksoi lidhjen e tij të fortë me mjedisin bardhekuq: “Nuk kam thënë kurrë asgjë negative për klubin. Jam shumë mirënjohës dhe tifozët gjithmonë më kanë treguar kaq shumë dashuri”.