Pochettino mohon

- Bota Sot

Pochettino mohon

Trajneri i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, ka mohuar mundësinë e rikthimit te Tottenham Hotspur këtë sezon.

Ai është ftuar në stadium për ta ndjekur ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Champions League mes Tottenham dhe Atletico Madrid.

Sipas raportimeve të "The Athletic", Pochettino do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat e stadiumit "Metropolitano" si mysafir i Atletico Madrid dhe do të monitorojë performancën e mesfushorit të SHBA-së, Johnny Cardoso.

Trajneri argjentinas ka theksuar se fokusin kryesor e ka te përgatitjet për Botërorin. “Gjithmonë ka thashetheme, gjithmonë lidhem me klube të ndryshme.

Tani jemi të fokusuar te Botërori dhe te Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontrata ime vazhdon deri pas Botërorit, dhe pastaj do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Jam i hapur për gjithçka”, ka deklaruar ai.



Read it all at Bota Sot