Gjiganti anglez ofron 70 milionë euro për Huijsen

- Bota Sot

Gjiganti anglez ofron 70 milionë euro për Huijsen

Liverpool po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit të Real Madridit, Dean Huijsen.

Sipas mediave angleze, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

Mbrojtësi 20-vjeçar ka zhvilluar 28 ndeshje këtë sezon me madrilenët, por performancat e tij kanë pasur ulje-ngritje.

Huijsen ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2030, por oferta e lartë nga Liverpool mund ta vendosë klubin spanjoll përballë një vendimi të rëndësishëm gjatë verës që vjen.



Read it all at Bota Sot